Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së premtes fshatin turistik të Ksamilit në Sarandë. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihet që flakët janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme në një kodër të fshatit.
Flakët e tymi duken deri në Korfuz dhe pamje nga foto të shkrepura përtej detit kanë publikuar edhe mediat greke.
Nuk dihet ende sesa është përhapja e zjarrit në zonën e përfshirë. s.b/abcnews.al/