“Turqit po kopjojnë raketat ruse S-400”: Paralajmërimi i fortë pas transaksionit të bujshëm

schedule16:24 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:24 - 9 Shkurt, 2021

Greqia ka hyrë në një fazë të ethshme riarmatimi me qëllim përballimin e supremacisë turke në det dhe në ajër, ndërsa mediat greke kanë dhënë sëfundmi alarmin për një çështje tjetër delikate që në fakt cënon balancat në rajon dhe më gjerë, raporton abcnews.al.

Gazeta treke “To Vima” shkruan duke iu referuar burimeve të saj se Turqia është duke kopjuar teknologjinë e raketave të avancuara anti-ajrore ruse S-400, të cilat u blenë me shumë bujë dy vite më parë, ndërsa kanë shkaktuar një çarje të thellë mes Turqisë dhe NATO-s.

Kjo e fundi i cilëson kërcënim të madh për sigurinë e Aleancës futjen e raketave ruse si pjesë të sistemeve mbrojtëse të shteteve që janë anëtare, siç është rasti i Turqisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!