Turqit nxjerrin hartën dhe kërcënojnë Greqinë me rrethim nëse nuk tërhiqet ushtria

schedule09:27 - 16 Shtator, 2020

schedule 09:27 - 16 Shtator, 2020

Pavarësisht tërheqjes së anijes “Oruç Reis” nga zona detare e kontestuar mes Greqisë dhe Turqisë, kjo e fundit nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas sa i përket interesave në Egjeun Lindor.

Të paktën kjo është ajo që shkruhet nga gazeta turke “Yeni Safak“, e cila njihet për linjen e saj editoriale pro qeverisë së Erdoganit.

Gazeta turke shkruan se Turqia ka hapur “Kartën e Lozanës” duke i kërkuar me forcë Greqisë që të demilitarizojë ishujt përballë brigjeve turke, raporton abcnews.al.

Fokusi është tek ishujt Chios dhe Kastelorizo. Media turke publikoi pamje të gjeneralëve grekë duke vizituar bazën ushtarake në Chios, edhe pse sipas marrëveshjes së Lozanës ky ishull bashkë me të tjerë përballë brigjeve turke duhej të ishte i demilitarizuar.

Madje, media turke shkruan duke iu referuar autoriteteve ushtarake vendase se në tavolinë është edhe opsioni i rrethimit të ishujve për të detyruar Greqinë që t’i demilitarizojë. /abcnews.al