Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqit, elozhe Kosovës: Por duam botërorin/ Trajneri Montella: Janë këtu me meritë, gjithçka për të fituar

schedule23:20 - 30 Mars, 2026

schedule 23:20 - 30 Mars, 2026

Të shoqëruar nga qindra tifozë, kombëtarja e Turqisë zbriti në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku do të luajë kundër Kosovës finalen e play off për “Botërorin 2026”.

Një sfidë vendimtare, por edhe e vështirë për të dyja skuadrat, që nuk duan ta humbasin “trenin e fundit” drejt finaleve të Kupës së Botës.

Nëse “Dardanët” ëndërrojnë të luajnë për herë të parë, turqit mungojnë në këtë kompeticion që nga viti 2002. Pavarësisht vlerësimeve për Kosovën, trajneri Montella kërkon t’i japë fund këtij mallkimi.



“Kosova ka ardhur deri këtu me meritë. Nga ana taktike dallohet qartë struktura e tyre, kanë një lojë dhe ide shumë të qartë. Këtë mund ta shihni edhe gjatë ndeshjes. Do të dalim në një finale. Edhe ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe e dimë çfarë duam të bëjmë. Të gjithë e ndjejnë presionin. Kjo është një finale. Prej 24 vitesh nuk kemi shkuar. Këtë herë duam të shkojmë dhe do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”.

Në krah të trajnerit në konferencën për mediat ishte kapiteni i Turqisë, Hakan Calhanoglu. Mesfushori I Inter tregoi se I njeh mirë “Dardanët”..

“Unë e njoh Vedatin e Vojvodën, dhe kam shumë shokë shqiptarë, i di disa fjalë edhe shqip por nuk mund t’i them këtu në konferencë”.

Më pas kapiteni turk u bë serioz, kur nisi të flasë për ndeshjen…

“Botërori që e kemi ëndërruar… na ka mbetur vetëm një ndeshje. Jemi shumë afër. Kemi edhe 90 minuta dhe e dimë sa e rëndësishme është. Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë të përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë dhe të bëjmë krenar popullin tonë. Gjatë gjithë jetës sime nuk e kam nënçmuar asnjë kundërshtar. Kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme. Nuk do të fitojë vetëm cilësia, por do të fitojë ai që e jep më shumë zemrën në fushë”.

Hakan Calhanoglu duket se ka kaluar problemet fizike dhe pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Kosovës. Por “Dardanët” duhet të kenë kujdes edhe nga yjetë e tjerë të Turqisë si Yildiz, Arda Guler apo Barish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!