Turqia vendos të prodhojë miell me grurin rus, për t’ua dhënë vendeve në nevojë

schedule13:46 - 21 Nëntor, 2022

schedule 13:46 - 21 Nëntor, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord me Vladimir Putinin që të prodhojë miell në Turqi duke përdorur grurin rus. Sipas burimeve, mielli do të dërgohet falas në vendet më pak të zhvilluara për të lehtësuar krizën globale të ushqimit.

Javën e kaluar, vendet zgjatën për katër muaj marrëveshjen që lejon Ukrainën të eksportojë produktet e saj bujqësore nga portet e Detit të Zi, megjithëse Rusia tha se kërkesat e saj nuk ishin marrë parasysh plotësisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!