Turqia shpëton 129 emigrantë në Detin Egje

schedule11:17 - 4 Shtator, 2023

schedule 11:17 - 4 Shtator, 2023

Rojet bregdetare të Turqisë kanë shpëtuar 129 emigrantë të parregullt në Detin Egje.

Tridhjetë e tre nga emigrantët u shpëtuan nga një gomone në rrethin Ayvacık të provincës Çanakkale dhe 25 nga rrethi Kuşadası të provincën Aydın, tha të dielën Komanda e Rojës Bregdetare në faqen e saj të internetit, shkruajnë mediat turke.

Gjithashtu, 71 emigrantë në një gomone pranë provincës së Izmirit u shpëtuan pasi u shtynë mbrapa në ujërat territoriale turke nga forcat greke, tha roja bregdetare.

Emigrantët janë dërguar në drejtorinë provinciale të menaxhimit të migracionit.

Turqia dhe grupet globale të të drejtave kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të larguar azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e emigrantëve të cenueshëm, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!