Turqia regjistron numrin rekord rastesh ditore me Covid-19

schedule22:55 - 30 Mars, 2021

schedule 22:55 - 30 Mars, 2021

Turqia ka regjistruar 37,303 raste të reja me koronavirus në brenda 24 orësh. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat i bën të ditura ministria e shëndetësisë të martën, një ditë pasi Ankara tha se do të forconte kufizimet për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Qeveria e vendit lehtësoi masat anti-covid këtë muaj, duke shkaktuar një rritje të rasteve të reja. Të hënën, presidenti Tayyip Erdogan njoftoi shtrëngimin e masave, duke përfshirë kthimin e bllokimeve të plota të fundjavës në mbarë vendin për muajin e shenjtë të Ramazanit

Po ashtu, brenda ditës u regjistruan 155 vdekje të shkaktuara nga Covid-19 duke e çuar numrin e të viktimave në 31,385, sipas ministrisë së shëndetësisë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!