Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar në Turqi. Nga të dhënat e para bëhet me dije se tërmeti ka qenë më magnitudë 5.1 me epiqendër në Manisa Kırkağaç.
Duket se epiqendra e tërmetit është zhvendosur në perëndim të vendit. Sipas mediave vendase lëkundjet janë ndjerë në Izmir, Stamboll, Bursa, Aydın dhe Tekirdağ.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 goditi Turqinë lindore më 24 janar, ndërsa u mori jetën 39 personave./abcnews.al

