Turqia nis lehtësimin e masave në mes të majit

schedule23:39 - 4 Maj, 2020

schedule 23:39 - 4 Maj, 2020

Turqia do të nisë aplikimin e masave lehtësuese në mes të majit. Lehtësimi do të përfshijë, rihapjen e qendrave tregtare, qendrave estetike dhe disa dyqane, tha Presidenti Erdogan.

Qytetarët mbi 65 vjeç do të lejohen të dalin në këmbë për disa orë në ditë nga 10 maj, duke respektuar distancën. Rregulla të ngjashme do të zbatohen edhe për fëmijët.

Erdogan tha se qendrat tregtare, berberët dhe disa dyqane do të lejohen të rihapen më 11 maj. Ndërsa studentët do të kthehennë auditore më 15 qershor.

Por Erdogan paralajmëroi se masa shumë më të rrepta do të vendosen nëse publiku nuk respekton rregullat.

“Ky plan normalizimi nuk do të thotë se do të kthehemi në ditët tona në ditët e para të marsit, kur shpërtheu pandemia,” tha ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 3.461. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!