Turqia në vështirësi para ndeshjes me shqiptarët

schedule13:18 - 13 Nëntor, 2017

schedule 13:18 - 13 Nëntor, 2017

Turqia është nën presion të madh përpara ndeshjes së sotme. Trajneri rumun Luçesku rrezikon postin pasi ka pësuar disa humbje dhe nuk ka bindur aspak

Një përballje që mund të quhet jubilare.

Turqia zhvillon sot ndaj Shqipërisë ndeshjen e saj numr 555, ndonëse pakkush e ka mendjen te kjo statistikë.

Trajneri rumun, Mirçea Luçesku, është nën presion të madh kur kanë kaluar 6 takime në drejtim të ekipit, pasi ka arritur të fitojë vetëm një herë.

Tifozët kanë humbur besimin tek tekniku I vjetër dhe me përvojë, ndaj kërkohet patjetër rezultat dhe lojë e mirë ndaj shqiptarëve në Antalia.

Miqësorja e mëparshme ndaj Rumanisë u humb 0-2, ndërsa problem I madh janë dëmtimet, si dhe mungesa e besimit në vetvete.

Luçesku deklaroi se pret që Turqia ta fitojë ndeshjen dhe të rifitojë besimin, pavarësisht vlerësimit për kundërshtarin.

Gjithsesi, ai u jep një këshillë futbollistëve të tij.

“Nëntë lojtarë të Shqipërisë, me të cilën do të ndeshemi këtë herë, luajnë në Itali, – tha ai, – edhe lojtarët turq pasi të arrijnë një nivel të caktuar duhet të luajnë jashtë për të fituar më shumë përvojë”.

Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë, dhe bilanci është 4 fitore për turqit, 3 për shqiptarët dhe dy ndeshje të përfunduara barazim, ndërsa golaverazhi është në favorin e kuqezinjve 11-8./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!