Turqia ndërmjetësoi rikthimin e Rusisë në marrëveshjen e grurit, Erdogan bisedë telefonike Zelensky-n

schedule02:40 - 3 Nëntor, 2022

schedule 02:40 - 3 Nëntor, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky kanë pasur një komunikim telefonik, pasi Rusia pranoi të rikthehet në marrëveshjen e grurit.

Erdogan shprehu kënaqësinë e tij për zgjidhjen e problemit në lidhje me furnizimet me drithëra në bashkëpunim, njoftoi presidenca turke në një seri postimesh në Tëitter.

“Duke theksuar se ishte e një rëndësie thelbësore për të gjithë botën që si Ukraina ashtu edhe Rusia të mund të shesin prodhimet e tyre të grurit, Erdogan theksoi rëndësinë e vazhdimit të marrëveshjes”, tha presidenca.

Presidenti turk tha se përpjekjet diplomatike të bazuara në një qasje që synon rivendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës duhet të shtohen në mënyrë që t’i jepet fund luftës me një zgjidhje të drejtë.

Zelensky falënderoi Erdogan për angazhimin e tij për ruajtjen e marrëveshjes së grurit dhe për mbështetjen e vazhdueshme për integritetin territorial të Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!