Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e këtij të fundit në Gaza.
Sipas mediave të huaja, Turqia ka shkaktuar kritika të forta ndaj presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan, nga ministri i jashtëm izraelit.
Israel Katz akuzoi Erdoganin se sillet si një “diktator” pasi Bloomberg citoi dy zyrtarë të lartë turq duke thënë se Ankaraja kishte rritur ndjeshëm kufizimet e vendosura fillimisht muajin e kaluar, duke ndaluar të gjitha importet ose eksportet që nga e enjtja.
Turqia nuk e ka njoftuar zyrtarisht pezullimin dhe mbetet e paqartë se cilat janë kushtet e nevojshme për rifillimin e tregtisë.