Turqia kërcënon hapur Greqinë dhe Qipron: Nëse bëni një hap, jemi gati të përgjigjemi

schedule21:04 - 21 Tetor, 2021

schedule 21:04 - 21 Tetor, 2021

Turqia ka nisur agresionin kundër Greqisë dhe Qipros. Retorika mes vendeve është drejt kulmit dhe mund të përshkallëzohet në veprime pas paralajmërimeve për shpimet e planifikuara në Qipro në nëntor. Erdogan shënjestroi edhe një herë Athinën dhe Qipron, si dhe marrëveshjet greko-franceze dhe greko-amerikane të mbrojtjes.

“Si Greqia dhe administrata greko-qipriote po ndërmarrin hapa për të rritur tensionet në Mesdheun Juglindor. Përpjekjet për të dërguar anije kërkimore në shelfin tonë kontinental në Mesdhe vazhdojnë. Ne u përgjigjemi këtyre sfidave si në fushë ashtu edhe në tavolinë dhe nuk lejojmë asnjëherë të na shkelë të drejtat. Pala greko-qipriote njoftoi se shpimet e reja do të fillojnë në nëntor.

Nëse kjo ndodh, ne si Turqi do të vazhdojmë të japim përgjigjet e nevojshme për sfida të tilla për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë” mbyllet deklarata e Ankarasë. Situata ka shkaktuar reagime në Greqi që kërkon ndërhyrjen e BE-së për të vendosur sanksione kundër Turqisë./ Abcnews.al