Burime të besueshme i kanë thënë agjencisë së lajmeve reuters se Turqia po vijon sulmet intensive ndaj objektivave në verilindje të Sirisë.
Sulmet vijnë në kuadër të përpjekjeve të saj për të dobësuar ndikimin dhe fuqinë ushtarake të grupeve kurde në rajon, veçanërisht milicisë kurde YPG, të cilën Ankaraja e konsideron si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është e shpallur organizatë terroriste nga Turqia.
Sipas këtyre burimeve, agjencia turke e inteligjencës ka kryer sulme të suksesshme që kanë shkatërruar një sërë objektivash strategjikë. Në këtë operacion, janë asgjësuar 12 kamionë të ngarkuar me raketa dhe armë të rënda, dy tanke dhe depo të mëdha municionesh, që po transportoheshin nga milicia kurde YPG në zonën verilindore të Sirisë.