Turqia i ‘mbyll’ derën Suedisë për anëtarësim në NATO

schedule12:28 - 1 Shkurt, 2023

schedule 12:28 - 1 Shkurt, 2023

Presidenti i Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan , duke komentuar aplikimin e Suedisë në NATO, tha se vendi i tij nuk do t’i japë “dritë jeshile” anëtarësimit të Suedisë në aleancë përderisa ata lejojnë djegien e Kuranit.

Ai i bëri këto vlerësime në mbledhjen e rregullt të grupit parlamentar të AK Partisë në Ankara.

“Përderisa t’i lejon djegien, grisjen e librit tim të shenjtë Kuranin, ne nuk do të themi ‘po’ hyrjes tuaj në NATO”, u shpreh ai .

Duke vlerësuar Finlandën, presidenti turk tha: “Qëndrimi ynë lidhur me Finlandën është pozitiv ndërsa lidhur me Suedinë nuk është pozitiv”. Të premten, politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit përpara një xhamie në Danimarkë. Akti islamofobik erdhi disa ditë pasi Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi gjatë një proteste të miratuar nga policia.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022. Por,  Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje mbështesin grupet terroriste, përfshirë organizatën terroriste PKK-në dhe organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së mposhtur për grusht shteti të 15 korrikut 2016.

Qershorin e kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë.

Suedia dhe Finlanda ranë dakord të mos ofrojnë mbështetje për YPG/PYD-në dhe FETO-n, për të parandaluar të gjitha aktivitetet e grupeve terroriste, për të ekstraduar të dyshuar për terrorizëm, për të miratuar legjislacionin e ri për të ndëshkuar krimet terroriste dhe për të mos zbatuar embargo të armëve midis tre vendeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!