Turqia i kërkon Suedisë që të ndërmarrë hapa për të ndaluar djegien e Kuranit

schedule19:55 - 30 Korrik, 2023

schedule 19:55 - 30 Korrik, 2023

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i kërkoi të dielën Suedisë që të ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar djegien e Kuranit, tha një burim i ministrisë së jashtme turke.

Suedia dhe Danimarka kanë parë disa protesta në javët e fundit ku kopjet e Kuranit janë dëmtuar ose djegur, duke shkaktuar zemërim tek muslimanët.

Ambasada e Suedisë në Bagdad u sulmua dhe u dogj nga protestuesit e zemëruar, shkruan Reuters.

Në një telefonatë, Fidan i tha homologut të tij suedez Tobias Billstrom se vazhdimi i “veprimeve të tilla të neveritshme” nën maskën e lirisë së shprehjes ishte i papranueshëm.

Fidan dhe Billstrom diskutuan gjithashtu kërkesën e Suedisë për anëtarësim në aleancën ushtarake në NATO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!