Turqia emëron për herë të parë një grua në postin e admirales

schedule14:18 - 5 Gusht, 2023

schedule 14:18 - 5 Gusht, 2023

Pas krizave në Këshillin e Lartë Ushtarak Firat u bë gruaja e parë në një post kaq të lartë në Forcat e Armatosura Turke. Gyoken Firat, me origjinë nga Trabzon, u bë admiralja e parë femër e Turqisë.

Madje, bashkëshortja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Emine i shprehu urimet Firatit.

E lindur në Stamboll në vitin 1977, Firat u diplomua në Akademinë Detare në vitin 1998. Ajo shërbeu në njësi të ndryshme të Komandës së Forcave Detare midis viteve 1998-2017.

Nga viti 2003-2005, Firat shërbeu si kapitenja e parë grua e anijes turke në Training Boat-2.

Ajo ka mbajtur poste të ndryshme në selinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe më pas ka qenë pjesë e Komandës Detare të MC Northwood në Angli vitin e kaluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!