Turqia e “mbërthyer” nga bora dhe ngricat, mbi 4 mijë njerëz të bllokuar, mbyllet aeroporti i Stambollit

schedule11:33 - 25 Janar, 2022

schedule 11:33 - 25 Janar, 2022

Turqia prej ditësh ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pranisë së reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin. Prej dy ditësh aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit vijoj që të jetë i mbyllur dhe shumica e udhëtimeve do të jenë të bllokuara deri në një njoftim të dytë.

Mediat bëjnë me dije se fluturimet, të cilat janë pezulluar që nga e hëna, fillimisht ishin planifikuar të rifillonin të martën në orën 04:00, por pas vlerësimit të situatës këto udhëtime janë shtyrë sërish në një tjetër njoftim.

Ndërkohë shumë pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Stambollit postuan në mediat sociale foto të turmave që flinin në kolltuqe ose në dysheme brenda terminaleve.  Aeroporti i dytë i Stambollit, Sabiha Gκkçen, në anën aziatike të qytetit, po funksiononte pa probleme pavarësisht disa vonesave.

Ndërkaq kujtojmë se për shkak të kushteve të motit është hera e parë që fluturimet janë pezulluar në aeroportin kryesor të Stambollit, Stamboll Havalimani, i cili u përurua në vitin 2019 për të zëvendësuar Aeroportin Ataturk dhe mirëpriti 37 milionë pasagjerë në vitin 2021, sipas Ministrisë së Transportit të Turqisë.

Edhe guvernatori i Stambollit, Ali Gerlikaya, mori masën e rrallë për të ndaluar përdorimin e automjeteve private deri në orën 13:00, ndërkohë që ekipet e shërbimeve të urgjencës po pastrojnë rrugët. Shumë nëpunësve civilë u është dhënë leje për ditën për të mbajtur transportin publik në minimum.

Në të gjithë Turqinë, rreth 4,600 njerëz u bllokuan në rrugë dhe pika të tjera dhe mijëra u nxituan në vende të përkohshme strehimi.

Borë ka rënë edhe pas 29 vitesh në jug të Turqisë, duke “mbuluar” plazhet e resortit të Antalias.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!