Turqia dhe Rusia bashkojnë forcat në gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit

schedule12:26 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:26 - 3 Qershor, 2020

Turqia dhe Rusia ranë dakord të martën të bashkëpunojnë për të zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit dhe të kryejnë prova të përbashkëta klinike.

Ministria Turke e Shëndetësisë tha në një deklaratë se Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca zhvilloi një telefonatë me homologun e tij rus Mikhail Murashko.

 

Turqia ka arritur sukses në luftën e saj kundër Covid-19 duke përdorur trajtime të ndryshme, theksoi Koca.

Koca kujtoi se Turqia filloi procesin e normalizimit që nga 1 qershori dhe rreth 130,000 u shëruan nga COVID-19.

Turqia po kryen studimet e saj për vaksinën në 22 qendra, tha zyrtari i lartë shëndetësor, duke shtuar se katër prej tyre kanë kaluar në fazën e testimit të kafshëve deri më tani.

Nga ana e tij, Murashko tha se ata janë duke punuar në sintezën e vaksinës COVID-19, dhe arritën rezultate pozitive nga testimet e kafshëve.

Të dy ministrat ranë dakord të takoheshin rregullisht dhe të zhvillonin studime të përbashkëta në zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve./abcnews.al