Turqia arreston mbi 300 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

schedule08:25 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 08:25 - 22 Dhjetor, 2023

Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, të premten.

Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha Yerlikaya në një njoftim në rrjetin social X, shkruan REL

Ai tha se operacioni “Operacioni Heronjtë-34” u mbajt njëkohësisht në gjithë vendin.

“Ne nuk do ta lejojmë asnjë terrorist t’i hapë sytë, për të siguruar paqe dhe unitet për popullin tonë. Ne do ta vazhdojmë betejën me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë”, tha ai.

Shteti Islamik e kishte nën kontroll një të tretën e Irakut dhe Sirisë në vitin 2014. Edhe pse i mposhtur, ai vazhdon të kryer sulme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!