Turqia ka akuzuar Izraelin se po përdor urinë si armë lufte kundër palestinezëve.
Akuza vjen pas vdekjes së më shumë se 100 palestinezëve në zonën e ndihmës në Gaza, ndaj të cilëve u drejtuan të shtëna nga forcat izraelite, shkruan Sky News.
Turqia i është bashkuar Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë për të dënuar forcat izraelite.
“Izraeli po përdor urinë si një armë lufte në Gaza”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë./abcnews.al