Turqi, traktori injoron urdhrin e ndalimit dhe policia qëllon

schedule18:47 - 16 Tetor, 2018

schedule 18:47 - 16 Tetor, 2018

Forcat e rendit të Turqisë kanë hapur zjarr ndaj një traktori që po drejtohet për në parlamentin e Ankarasë. Drejtuesi i mjetit kishte injoruar urdhërin e policisë për ndalim. Autori, i identifikuar si Ajdin Sakarja, 45 vjeç, është plagosur në këmbë dhe arrestuar nga forcat e rendit. Fillimisht agjentët qëlluan në drejtim të rrotave të mjetit, që goditi disa makina të parkuara. Sipas mediave turke, autori ka pranuar se do të zhvillonte një sulm kundër ambasadës së Izraelit. Autoritetet kanë hapur një hetim për këtë rast dhe dyshohet se autori vuan nga problemet mendore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!