Një blic masiv kundër Shtetit Islamik u zhvillua të premten në Stamboll. Agjentët e njësisë anti-terrorizëm pranë policisë tuke kanë arrestuar 51 të dyshuar si anëtarë të organizatës. Operacionet janë kryer në 16 adresa të ndryshme, në anën europiane dhe atë aziatike të metropolit turk. Të ndaluarit, kombësitë e të cilëve nuk janë bërë të ditura për mediat, ishin bërë gati për të udhëtuar në zonat e luftës në Siri dhe Irak. Turqia vijon të shërbejë si vend tranzit për luftëtarët e Shtetit Islamik që duan të arrijnë në zonat e konfliktit të armatosur. Gjithashtu, në vitet e fundit vendi ka rënë pre e disa sulmeve me sfond terrorist. /abcnews.al
Turqi, operacion kundër ISIS në Stamboll, 51 të arrestuar
schedule09:18 - 26 Maj, 2018
schedule 09:18 - 26 Maj, 2018