Turqi, gjykata liron pastorin amerikan

schedule17:02 - 12 Tetor, 2018

schedule 17:02 - 12 Tetor, 2018

Një gjykatë turke ka liruar nga arresti i shtëpisë pastorin amerikan Endriu Branson, arrestimi i të cilit kishte acaruar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Branson u arrestua nën akuzën e përfshirjes në gushtin e shtetit të vitit 2016 dhe muaj më parë gjykata e kishte lënë në arrest shtëpie pas 21 muaj të kaluara në burg. Vetë pastori evangjelist i ka mohuar akuzat për spiunazh dhe për lidhje me grupin e klerikut Fetullah Gylen, të cilat mund t’i kushtonin në tërësi 35 vjet burg. Branson jeton prej kohësh në Turqi. Ai ka jetuar me bashkëshorten dhe tre fëmijët në Kishën e Ringjalljes së Izmirit. Arrestimi i tij dëmtoi marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, edhe pse dy vendet janë aleate në NATO. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!