Turqi, deputetët aprovojne ligjin elektoral/Opozita sherr në Kuvend

schedule10:53 - 13 Mars, 2018

schedule 10:53 - 13 Mars, 2018

Kuvendi i Turqisë miratoi një ligj të ri electoral. Kjo shkaktoi zemërimin e opozitës që pretendon se ligji në fjalë lejon manipulimin e zgjedhjeve. Kundërshtimi i tyre arriti deri tek dhuna fizike.

Parlamenti i Turqisë aprovoi një ligj të ri për rregullorin elektoral, duke mbështetur ligjislacionin e kontestuar, për të cilin opozita thotë se i hap derën manipulimit dhe pengon paanshmërinë e zgjedhjeve të 2019-ës. Pasi zëvendëskryetarja e kuvendit, Aysenur Bahcekapili njoftoi rezultatin e votimit, një sherr masiv filloi brenda sallës mes ligjvënësve nacionalistë dhe atyre të opozitës. Disa deputetë u dhunuan me grushte dhe në pamje shikohen teksa ndjekin njëri-tjetrin.

Legjislacioni zyrtarisht lejon krijimin e aleancave elektorale, duke I hapur rrugën kështu një marrëveshje mes partisë qeveritare të presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe aleatëve nacionalistë. Miratimi i tij nuk ishte një surprizë pasi zotëronte mbështetjen e Partisë Drejtësi dhe Zhvillim “AKP” dhe Lëvizjes Nacionaliste “MHP”. Por nga ana tjetër, kritikët qeveritarë kanë dhënë alarmin për ligjin e ri.

Ai I jep autoritetet Bordit të Lartë Elektoral që të bashkojë distrikte elektorale dhe të lëvizë kutitë e votimit për të vende të tjera. Fletët e votimit do të jenë të vlefshme edhe pa vulën e bordit electoral lokal, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë një vendim që në referendumin e vitit të kaluar shkaktoi një protestë të gjerë midis kritikëve të qeverisë dhe shqetësimit nga monitoruesit e zgjedhjeve. Gjithashtu ligji i ri lejon qëndrimin e forcave të sigurisë në qëndrat e votimit dhe numërimit. Deputetët opozitarë, përfshirë Partinë Republikane të Popullit pretendojnë se kjo masë do ta bëjë procesin e numërimit më pak transparent. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!