Turqi, autoritetet lëshojnë urdhër arreste për 346 pjestarë të FA

schedule12:38 - 6 Korrik, 2018

schedule 12:38 - 6 Korrik, 2018

Në Turqi vijon përndjekja e personave që dyshohet se kanë lidhje me imamin Fetullah Gylen, i cili akuzohet nga Erdogan për terrorizëm. Autoritetet kanë lëshuar udhërarreste për mbi 300 pjestarë të forcave të armatosura.

Autoritetet turke lëshuan të premten urdhër-arrestet për 346 pjesëtarë të forcave të armatosura të dyshuar për lidhje me nxitësit e akuzuar të grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016, raporton agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu. Prokurori i Stambollit lëshoi urdhër-arreste për 271 ushtarë, duke përfshirë 122 ushtsarë aktivë, ndërsa prokurori i Izmirit firmosi 75 fletëarreste të tjeëra, sipas po të njëjtës agjenci. Ata janë të dyshuar për lidhje me rrjetet e predikuesit Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja se ka nxitur grusht shteti të dështuar.

I vendosur në Shtetet e Bashkuara prej njëzet vitesh, Z. Gylen mohon çdo përfshirje. Operacionet janë nisur në të gjithë vendin për të vazhduar me arrestimet e ushtarëve të arrestuar, sipas Anadolu, i cili nuk specifikon numrin e ushtarëve të arrestuar të premten. Rreth 77,000 njerëz u arrestuan si pjesë e spastrimeve që nga përpjekja e grushtit të shtetit, dhe më shumë se 140,000 u shkarkuan ose u pezulluan nga shërbimi civil.

Këto spastrime kritikohen gjerësisht nga opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilët e akuzojnë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan se i përdorin ato për të bërë që të hesht çdo zë kritik në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!