Turqi, arrestohet në aeroport shqiptari me 10 kg kokainë

schedule14:58 - 14 Maj, 2018

schedule 14:58 - 14 Maj, 2018

Policia e Turqisë ka arrestuar një shqiptar për trafik ndërkombëtar droge. Ndalimi i tij u bë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

Ndërsa gjatë një kontrolli në valixhen e shqiptarit, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan rreth 10 kilogramë kokainë. Policia turke e ka identifikuar të arrestuarin me inicialet N.K 48 vjeç.

Ky i fundit kishte mbërritur në Turqi më 2 Maj nga Brazili. Aktualisht policia po vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e shtetasit shqiptar në Turqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!