“Turpi i Zotit, të fitojmë për veten tonë”, zbulohet fjalimi i Moçkës

schedule13:08 - 19 Shkurt, 2020

schedule 13:08 - 19 Shkurt, 2020

Flamurtari më në fund fitoi dhe lojtarët e donin me ngulm triumfin kundër Luftëtarit. Kjo tregohet edhe nga fjalimi që portieri Shpëtim Moçka ka mbajtur para futbollistëve para sfidës me gjirokastritët në transfertë.

“Kemi që nga gushti që po stërvitemi dhe është turp i Zotit, që nuk kemi asnjë fitore. Sot është dita të luftojmë për veten tonë. Pa na q**** nëna këtu, po djersijmë në stërvitje.

Me halle dhe me probleme jemi të gjithë, por këtë fitore sot le ta marrim për veten tonë. Për klubin, për Flamurtarin, në rregull?!”, janë fjalët e Moçkës, drejtuar shokëve të skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!