Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Turp për këdo që voton për kënetën”/ Rama: Misioni im dhe i PS-së të bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së

schedule09:02 - 1 Maj, 2025

schedule 09:02 - 1 Maj, 2025

“Këtu është misioni im dhe i PS që unë të ftoj ta bësh dhe misionin tënd për të bërë Shqipërinë anëtare të BE.”, u shpreh Rama.

Gjithashtu kryeministri i është përgjigjur edhe kritikëve pasi i është drejtuar burrave se kush voton kënetën është çyryk. Rama nënvizoi se të arrish të votosh sërish kënetën, të cilën ai quan ish-kryeministrin Sali Berisha, është një turp i madh.

“Unë flas me fakte dhe të gjitha punët që keni kemi bërë i kemi me fakte. Janë të gjitha me fakte se si ishte Shqipëria në çfarë gjendje e gjetëm, dhe se si është sot.”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh: “Nuk di ku është mburrja se aty është shkruar thjesht ura e madhe e Kukësit. Të duket mburrje se është e bukur ajo ura, dhe të duket sikur kur sheh urën ndihesh si përpara dikujt që mburret, por skam mburrje. Jam krenar që kemi bërë vepra dhe punë të mira dhe të mëdha saqë sot Shqipëria e ka prodhimin e përgjithshëm kombëtar dy herë e gjysmë më të lartë se sa e kishte. Kishte një PBB më pak se 10 miliard euro,  sot e ka 25 miliard euro. Dhe projeksioni për Shqipërinë 2030 është 35 mld euro. Ky është fakt dhe jo opinion. Kjo është Shqipëria sot krahasimisht me Shqipërinë kur ne morën detyrën. Këto nuk janë as llafe, as 3D, as fushata e mitingje por të vërteta shumë kokëforta të transformimit ekonomik të këtij vendi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!