Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit protestuan sërish për pagat dhe sigurimet e papaguara. Ata e kanë zhvendosur protestën e tyre para prefekturës se Fierit dhe thonë se do ta përshkallëzojnë lëvizjen e tyre drejt Tiranës.
“Nuk kemi përfaqësues ligjor të kompanisë në rafineri”, thonë banorët.
Një tjetër banor tregon se kanë tre muaj pa marrë rrogën. “Turp, ku do të shkojmë më keq se kaq. Kemi tre muaj pa marrë rrogën, nuk na janë paguar siguracionet”, shprehen banorët.
Që prej muajit shtator, 1000 naftëtarë të uzinës së Ballshit janë pa punë për shkak të mungesës së lëndës së parë, naftës bruto. Për këtë të fundit ka një vendim të autoritetit të konkurencës që detyron Bankers Petroleum të furnizojë uzinën, por ky vendim nuk është zbatuar. Për pasojë puna në uzinë është ndalur, ndërsa punëtorët nuk janë paguar. Nga ana tjetër Bylis dhe Tosk Energy ka lënë pa paguar prej 8 muajsh edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të naftëtarëve./abcnews.al

