Turizmi rrit transaksionet bankare/ Banka e Shqipërisë: 3.3 miliardë euro transaksione këtë vit

schedule15:16 - 12 Shtator, 2024

schedule 15:16 - 12 Shtator, 2024

Qarkullimi i monedhës europiane ka shënuar rekord në ekonominë shqiptare.

Janë mbi 3.3 miliardë euro të cilat të transferuara nëpërmjet sistemit AIPS. Sipas statistikave  të Bankës  së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar dhe nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezultojnë se transfertat janë rritur me 800 milionë euro. Po ashtu edhe në numër transaksionet në euro kanë regjistruar rritje të konsiderueshme. Në 8 muaj janë kryer mbi 206 mijë të tilla.

Kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjatë verës  monedha europiane ka qëndruar në kufijtë e 100 lekëve dhe pritet që ky të jetë një normalitet i ri në ekonominë shqiptare. Pavarësisht  se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duke prekur vlerën rekord prej 5.7 miliard eurosh duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 330 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

TRASAKSIONET NE EURO NE VLERE

Janar-gusht 2024       3.3 miliarde euro

Janar –gusht 2023     2.5 miliarde euro

TRASAKSIONET NE EURO NE NUMER

Janar-gusht 2024        206.297

Janar- gusht 2023      154.160

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!