Turizmi nxit rritjen ekonomike/ BERZH rishikon në rritje ecurinë e ekonomisë shqiptare

schedule12:23 - 27 Shtator, 2024

schedule 12:23 - 27 Shtator, 2024

Projeksionet për rritjen ekonomike në Shqipëri  janë përmirësuar.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhillim në raportin e fundit e  vlerëson me rritje prej 0.2%  ecurinë ekonomike në vendin tonë. Sipas BERZH pritet   që ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5% këtë vit, dhe 3.7% në 2025-ën.

Në raport theksohet se Shqipëria do të ketë ecuri të mirë ekonomike e nxitur sidomos nga sektori i turizmit  i cili ka sjellë më shumë të ardhura në ekonomi por edhe punësim.

Ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro në 6 muajt e parë nga turzimi.

Sipas BERZH Ballkani Perëndimor do të shohë përshpejtimin e rritjes nga 2.5 përqind në 2023 në 3.4 përqind në 2024 dhe 3.7 përqind në 2025, i nxitur nga një sezon i fortë turistik në Shqipëri , rritja e investimeve në Serbi dhe rritja e fuqishme e konsumit në Mal të Zi .

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare rritja ekonomike e Shqipërisë  rezultoi  të jetë 3.6% si rezultat i të ardhurave të larta nga turizmi dhe shërbimet një nivel ky i përafërt me parashikimet e bëra nga BERZH për gjithë vitin ..

Ekonomia shqiptare renditet e treta ne rajon persa i perket ecurise pas ekonomisw sw  Serbisë dhe Malit të Zi qw  pritet të kenë një rritje prej 3.8%, ndjekur nga Bosnje Herzegovina me 2.8% dhe Maqedonia e Veriut me rritjen më të vogël prej 2.2%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!