Turizmi në prag falimenti! Reportazh në Korçë, Voskopojë, Pogradec, Durrës e Berat

schedule16:30 - 25 Prill, 2020

schedule 16:30 - 25 Prill, 2020

Asnjëherë nuk  ka ndodhur që në ditë prilli, kalaja e Beratit të jetë kaq e qetë,  kaq bosh.

Korça e Voskopoja gjithashtu, Driloni, Durrësi ashtu si të gjitha pikat turistike  të Shqipërisë janë bosh.

Janë braktisur për shkak të kufizimeve nga koronavirusi.

Korça, Pogradeci, Durrësi dhe Berati janë disa prej qyteteve të Shqipërisë që në këtë periudhë në kohë normale, do të ishin të mbushura me turistë vëndas dhe të huaj. Sektori i turizmit pritet pësojë goditjen më të madhe nga kriza e coronavirusit.

Në sektorin e turizmit në mbarë Shqipërinë janë të punësuar 254.300 punonjës, afërsisht sa 22 % e punësimit total në vend, të gjithë të rrezikuar për të humbur vëndet e punës.

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj propozon një paketë specifike për ta shpëtuar turizmin nga falementi.

Ministri i turizmit Blendi Klosi flet për masat që po merren dhe favoret e turizmit shqiptar që do ta ndihmojnë për të mbijetuar.

Reportazhi në vijim nga gazetarja Luli Progni:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!