Turizmi, Liçaj: Në 3 mujorin e dytë pritet një fluks më i madh turistësh

schedule20:29 - 30 Maj, 2025

schedule 20:29 - 30 Maj, 2025

Pedagogia për turizmin, Brunilda Liçaj thotë se në 3 mujorin e dytë të vitit, pritet një fluks më i madh turistësh.

Në emisionin ‘Sheshi i Dollarit” në ABC News, Liçaj u shpreh se Vlora mbetet një destinacion i kërkuar nga turistët.

“Vlora mbetet Vlora, gjithmonë. Në pjesën më të madhe, Durrësi mban turizmin masiv, Vlora është destinacion që kërkohet jashtë mase, pëlqehet jashtë mase. Gjithë këto aktivitete po e marketojnë shumë mirë Vlorën. Mendohet që ky 3 mujor i dytë do jetë më i mirë. Ka dhe shumë problematika të tjera. Ne kemi pasur si esperienca pozitive dhe negative, në kuptimin e shprehjes së turistëve. Janë rritur goxha, por është tendencë botërore, jo vetëm e Shqipërisë. Ne kemi akoma shumë kërkesa.”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!