Turizmi kulturor “braktiset” nga të huajt

schedule17:07 - 9 Qershor, 2021

schedule 17:07 - 9 Qershor, 2021

Nga Leontina Nika

Lirimi i masave anti-Covid, ka rikthyer edhe turistët në  Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë mbetet ndër destinacionet kryesore, por këtë sezon referuar statistikave mbizotërojnë vizitorët vendas ku kryesojnë shkollat.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, thotë se interesi për turizmin kulturor në tërësi është në nivele të ulëta.

“Që të vijnë si turistë të organizuar për grupe kulturore aktualisht nuk kemi. Pranvera është zero, ndërsa vera është e vakët, shpresojmë për periudhën e vjeshtës”, tha Rahman Kasa.

Muzeut Historik Kombëtar po përpiqet të kombinoi  vizitat në 7 pavione, me kalendar artistik, joshës për turistët.

“Shqipëria është hapur, por akoma nuk kemi atë valën e madhe të turistëve siç i kishim dy vite më parë me grupe të organizuara. Por i kemi me takime individuale ose me grupe të vogla të cilët tashmë vizitojë Muzeun Historik Kombëtar”, u shpreh ai.

Krahasuar me vitin 2019 pritshmëritë e turizmit, sipas Rhaman Kasës janë afrimi me 60-70 për qind.

Ndërkohë që në javë thotë se në Shqipëri vijnë rreth 30 charter me nga 200 persona.

Shqipëria, sipas Kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar përfshihet në hartën e vendeve turistike me çmime të lira. Ç’ka ndez shpresën e përmirësimit të turizmit për këtë verë.

Muzeu Historik Kombëtar, organizoi një tryezë të rrumbullakët me operatorët turistik, për nxitjen e turizmit kulturorë./abcnews.al/