“Turizmi dhe bujqësia, prioritet”, Duro: Jemi në një moment të mirë, duhet ta shfrytëzojmë

schedule13:48 - 31 Janar, 2024

schedule 13:48 - 31 Janar, 2024

Në Tiranë është hapur panairi kushtuar industrisë së turizmit me temë “Tourism and Travel Show Albania 2024”. Qëllimi i eventit dyditor është për prezantimin e turizmit në Shqipëri dhe rajon. Pjesë e panairit do të jenë bashki dhe institucione të ndryshme, si dhe organizata, nisma dhe kompani nga Shqipëria dhe vende të tjera që kanë në fokus industrinë e turizmit.

Lidhur me këtë event ka folur në “Tirana Live”, drejtoresha e përgjithshme e turizmit, Herida Duro, e cila ka deklaruar: “Ky panair është ndalesa e parë për këtë vit si event ndërkombëtare. Është një markë prestigjoze për blerës nga e gjithë bota, në mënyrë që ata të bëjnë ortakëri me bizneset shqiptare. Jemi në nivele shumë të mira si të turizmit ashtu dhe politikbërës, sepse siç e dinë të gjithë kjo është një mënyrë për të tërhequr sa më shumë turistë”.

Më tej, ajo ka thënë se turizmi dhe bujqësia janë dy prioritet kryesore në nivel ndërkombëtar të shpallura nga qeveria.

Gjithashtu, Duro ka theksuar se përfaqësimet e Shqipërisë në panaire globale kanë dhënë rezultate tepër të mira, duke marrë shembullin më të fundit, Panairi i Turizmit Ndërkombëtar në Madrid të Spanjës.

“Turizmi dhe bujqësia janë shpallur si prioritet kryesore në nivel ndërkombëtar nga qeveria. Përsa i përket turizmit, të gjitha portet janë portat pritëse më të mira të turistëve. Prandaj dhe kjo strategji për krijimin e aeroporteve dhe porteve, siç po krijohet porti i Durrësit që do të pres shumë qytetarë. Për fat të mirë turizmi po shkon në rrugën e duhur, pasi vitin e fundit ka pasur një zhvillim shumë të madh.

Prezantimet dhe përfaqësimet zyrtare në një stendë të tillë globale si në Madrid janë atashimi më i mirë i Shqipërisë në botë. Ky rast ishte një platformë shumë e veçantë, pas atij në Berlin dhe presim që të kemi të njëjtin sukses dhe në vitin 2024 në Berlin. Këto bëjnë të mundur të kuptojmë preferencat e turizmit, qoftë nga turistët, por dhe nga investitorët e huaj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!