Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi, 6.6 miliardë euro/ Malaj: Rritje e qëndrueshme deri në 2030

schedule11:42 - 19 Tetor, 2025

schedule 11:42 - 19 Tetor, 2025

 Ekonomia shqiptare do të  përfitojë deri në 6.6 miliardë euro nga sektori i turizmit deri në vitin 2030.Ministri i financave Petrit Malaj gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e nivelit të lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Rritje të Qëndrueshme” tha se kjo do të vijë si pasojë e  dyfishimit të qëndrimeve  por edhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si një destinacion elitar turistik,

“Objektivi ynë është të transformojmë Shqipërinë në një destinacion me vlerë të lartë, gjatë gjithë vitit, që ndërthur bukuritë natyrore me infrastrukturën cilësore, autenticitetin kulturor dhe zhvillimine gjelbër. Deri në vitin 2030 ne parashikojmë të gjenerojmë 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi, duke dyfishuar qëndrimet dhe duke reflektuar, si rritjen e cilësisë së shërbimeve, ashtu edhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si një destinacion elitar turistik.”

Sipas malaj në nëj dekadë sektori i turizmit në vend  ka pësuar një rritje të ndjeshme.

“Në vitin 2014, Shqipëria kishte jo më shumë se 3.6 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2024 ky numër arriti në rreth 12 milionë. Janë shifra që kanë kontribuar ndjeshëm nërritjen e konsumit, punësimit, rritjen ekonomike, si dhe e kanë bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më të kërkuar, unik dhe që reflekton përvojën autentike e të qëndrueshme mesdhetare.”

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të financave nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë,pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat se si vendet mund të shfrytëzojnë potencialin e turizmit, për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!