Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Turizmi, 1.6 miliardë euro në vit investime të huaja”/ Rama: Shqipëria nuk vuan nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

schedule13:28 - 26 Mars, 2026

schedule 13:28 - 26 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk është një vend që vuan nga korrupsioni dhe korrupsioni, dhe këtë e tregojnë faktet.

Në edicionin e dytë të eventit Matchmarket Albania, Rama u shpreh se 1.6 miliardë euro në vit janë investuar nga të huajt në sektorin e turizmit.

Rama shtoi se objektiv mbetet eksportimi i produkteve bujqësore në 1 miliard euro dhe se do të diversifikohen burimet e energjisë.



“Shqipëria është tashmë një vend ku po ndodhin disa nga ndryshimet më të mëdha, jo vetëm në aspektin e shifrave. Ky është vendi, pas asnjë dyshim, jemi shumë të lumtur të shohim, që edhe ambicia e atyre që shhin sytë nga Shqipëria, por rritet disa ditës. Po përgatisim disa investime të mëdha, synojmë një turizëm të një niveli tjetër të të kuptuarit. Shtylla e dytë, bujqësia inteligjente, që shfaqet, duket si fushë sfiduese. Shumë produkte, prodhuar në Shqipëri, po zhvillohen me shpejtësi të madhe. Objektivi ynë për t’i çuar eksportet  në 1 miliard euro, është brenda mundësisë sonë. E treta, ekonomia digjitale. Jemi vendi i parë që i ka lënë hapësirë në qeveri një ministre virtuale të Inteligjencës Artificiale, digjitalizimi për ne, përfaqësohet bekim për shumë vende që janë në zhvillim. Energjia, është sektor që lidhet me diversifikimin, inovacionin, po diversifikojmë portofolin e burimeve të energjisë. Ecim drejt objektivit ambicioz të sovranitetit të plotë, për të arritur në një të ardhme ku asgjë të mos jetë e paparashikueshme.

Deri në fund të dekadës, Shqipëria të jetë sovrane për energjinë. Ne nuk kemi më shumë korrupsion se çdo vend tjetër. Nuk do të përmend, po themi xhirot apo qarkullimin e drogës në Europë, nuk do bëj krahasim. Për ata që thonë jemi më të këqinjtë, iu them, shikoni veten tuaj. Sot, si dëshmi ndryshimi, ne kemi ecur nga një vend me pak muaj turizmi, me pak miliona turistë, në një vend me shumë më tepër muaj turizmi, me 12 milionë turistë dhe 1.6 miliardë euro investime të huaja në vit. Nuk më duke vend që po vuan nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ky është fakt. Do doja të bëja një votim të fshehtë këtu. A keni pasur eksperiencë korrupsioni? Unë synoj të marr 98 përqind jo. Do synojmë të arrij 100 përqind. Por ata që këndojnë këtë refren, duhet të ndalen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!