Turizëm në Liqenin e Bovillës/ Të huajt manhiten nga natyra e Malësisë së Krujës

schedule15:16 - 16 Mars, 2024

schedule 15:16 - 16 Mars, 2024

Malësia e Krujës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar nga turistët e huaj. Kjo fundjave e favorizuar dhe nga temperaturat e stines pranverore, turiste nga vende te ndryshme te botes kanë zgjedhur të vizitojnë liqenin e Bovillës.

“Kjo është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Është një vend shumë i bukur, dhe jam shumë i impresionuar. Mendoj që Shqipërinë duhet ta vizitojnë sa më shumë njerëz. Kjo është dita e dytë e qendrimit, dhe liqeni i Bovillës është vendi i parë që po vizitojmë, dhe është shumë vend i bukur. Nëse rrugët do të ishin pak më të mira, mendoj që do tërhiqet edhe më tepër njerëz. Bovillën na e rekomanduan njerëz që e kishin vizituar, dhe kishin përshtypje shumë të mira”.

“Është një vend shumë i bukur, është hera e tretë që unë e vizitoj Shqipërinë. Unë vij nga Londra dhe udhëtimi për në Shqipëri është shumë komod. Ajo çfarë më pëlqen më shumë nga Shqipëria është moti i ngrohtë”.

Një tjetër aktivitet që i tërheq turistët për të vizituar malin e Gamtit, janë shkallët e vendosura për tu ngjitur deri në majë. Edhe pse një aktivitet i vështirë, panorama që ofron është një mrekulli e natyrës.

 “E shijuam shumë ngjitjen për në majën e Gamtit. Ishte pak e vështirë dhe sfiduese, por ja vlen pasi panorama është e mrekullueshme.  Por ngjitja e këtij mali nuk është për të gjithë, pavarësisht peisazhit që ofron”.

Të gjithë të shprehen se Shqipëria është e bukur ndaj ata qe e vizitojnë për herë të pare, duan ta shijojnë dhe serish, nga mrekullitë që ofrojnë turizmi ne vendin tonë.

“Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë, dhe këtu kemi gjetur njerëz shumë miqësor. Mendoj se do ta vizitonim sërish. Na pëlqen shumë pamja e liqenit, moti, temperaturat këtu janë të ngrohta. Ky vend është i mrekullueshëm, ju shqiptarët jeni me fat. Herën tjetër do rikthehemi për të provuar plazhin.”

Bukuritë e Malësisë së Krujës i kanë shijuar edhe fëmijët.

Pavarësisht peisazhit të bukur dhe aktiviteteve të shumta në natyrë që ofron malësia e Krujës, rruga për të shkuar deri atje nuk është e rregulluar. Ky mbetet një shqetësim për të gjithë vizitorët e këtij vendi piktoresk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!