Turisti polak ndërron jetë në një hotel në Vlorë, prindërit e gjejnë në fund të pishinës

schedule10:35 - 7 Qershor, 2022

schedule 10:35 - 7 Qershor, 2022

Një turist polak, 18 vjeç, ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë.

Abc mëson se turisti është gjendur i vdekur në pishinën e hotelit.

Mësohet se ai ka qenë duke notuar me prindërit. Në një moment prindërit kanë dalë jashtë për të pirë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur djalin e tyre në fund të pishinës. Kur ka mbërritur ambulanca i riu nuk ka shfaqur shenja jete.

Autoritetet vijojnë hetimet në lidhje me rastin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!