Turisti italian ndalon makinën te “Mali i Robit”, një person i vjedh çantën dhe paratë

schedule22:56 - 10 Korrik, 2021

schedule 22:56 - 10 Korrik, 2021

Një turist italian ka rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e sotme te “Mali i Robit” në Kavajë. Policia njofton se ai ka ndaluar makinën pasi ka pësuar një defekt dhe në ato momente një person i ka marrë çantën me sendet personale dhe një shumë parash.

Njoftimi

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një  shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

m.v/abcnews.al