DURRËS– Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka liruar nga paraburgimi Skedilajt Xhametaj, i cili u arrestua nga policia pasi i kishte dhënë me qira “jet ski” një turistit belg, me të cilin u aksidentua.
Turisti belg ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hasan Kastoev, 21 vjeç, u aksidentua në orët e vona të pasdites së 15 qershorit teksa u rrëzua nga motori i ujit.
Gjykata ka urdhëruar Xhametaj të paraqitet në policinë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaj, në ora 10:00.
Xhametaj sapo ka pikasur që 21-vjeçari u rrezua nga “Jet Ski”, u nis me një tjetër motor drejt vendit të ngjarjes duke e sjellë në breg dhe me pas turisti belg u transportua në Spitalin e Durrësit dhe me tej drejt kryeqytetit në Spitalin e Traumës./abcnews.al