Pas vdekjes se turistit në shtegun alpin Valbonë-Theth një tjetër incident me turistë është shënuar në vendin tonë.

Duke eksploduar zonën e fshatin Gjicaj në Mat, një turist ka humbur kontrollin mbi automjetin, me të cilin po lëvizte e për pasojë ka dalë nga rruga.
Lexo edhe: Valbonë, turistët bien në greminë, njëri në gjendje të rëndë
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat. Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.
/abcnews.al/

