Valbonë, turistët bien në greminë, njëri në gjendje të rëndë

schedule13:23 - 10 Maj, 2022

schedule 13:23 - 10 Maj, 2022

Nje ngjarje e rende ka ndodhur para pak minutash në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Katër turistë, gjatë ecjes në këmbë (hiking), kanë humbur rrugën dhe për pasojë dyshohet se kanë  rënë në një greminë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivë nga policia e Shkodrës dhe nga ajo e Tropojë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë turistëve.

Aksidentet në alpe janë një fenomen i shpeshtë për shkak të terrenit të vështirë si edhe faktit që frekuentohen nga një numër i madh vizitorësh thuajse gjatë gjithë vitit. Në një aksident të ngjashëm ndërroi jetë edhe alpinisti Ndoc Mula. /abcnews.al