Turistët që “marrin” shtëpinë me vete për pushime (Video)

schedule20:10 - 20 Korrik, 2019

schedule 20:10 - 20 Korrik, 2019

Pushime të bukura kalohen në hotele, por ka nga ata që preferojnë që shtëpinë ta marrin me vete. Bëhet fjalë për turistët të cilët përdorin rulotë dhe në plazhin e Livadhes ka shumë të tillë.

Në nisje të këtij Edicioni Veror, ABC News shkoi në një ndër këto parkingje në plazhin e Livadhes, i cili funksionon prej gjashtë vitesh aty. Një prej punonjësve tregoi se shqiptarët nuk e frekuentojnë shumë atë kamp prej çmimit të lartë, por ka emigrantë që vijnë.

“Kemi gjashtë vite që funksionon ky si kamp. Për momentin shfrytëzojmë 6 mijë metra, por jemi në zhvillim e sipër. Ne ofrojmë tualetet, dushet, korrentin për rulotët, internetin, plazhin që e marrim me qira nga bashkia. Shqiptarët aktualisht ka të bëjë dhe çmimi që nuk e frekuentojnë shumë kampin tonë. Sigurisht dhe shqiptarët që vijnë jashtë shtetit kanë rulotët e tyre”, tha një punonjës i parkingut.

I tillë është edhe ky çift që ka ardhur nga Gjermania. “Pika e parë është Livadhi. Është dashuria jonë e parë dhe këtu rrimë”, shprehen ata. Çifti tregoi që ka pesë vjet që vjen me rulotë në Livadhe.

“Kemi 30 vjet që jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur vazhdimisht. Është viti i pestë që kemi ardhur me rulotë. Liri e jashtëzakonshme kur je me rulotë. Nuk është një hotel dhe turistët dy javë edhe ikën. Kështu je i pavarur. Mund të ftoj edhe njerëz të tjerë. Festojmë ne këtu. Skuqim mish, pjekim”.

Rulotin e tyre treguan se e kanë blerë për 15 mijë euro për shkak se ishte i përdorur. Por për gazetaren treguan se çmimet për një rulotë të ri fillojnë nga 100 mijë euro deri në 35 mijë euro tek më i liri. Por më të shumtë që preferojnë të kalojnë pushimet me rulotë në jug janë turistët e huaj.

“Është hera jonë e dytë. Na pëlqen deti, klima, kampi dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm”, tha një turiste sllovene.

Sipas tyre udhëtimi është shumë i rehatshëm. Një tjetër turiste sllovene tregoi se me rulotin ke një shtëpi me rrota me të cilin mund të shëtisësh botën.

“Duhet thënë se është një qëndrim fantastik sepse ke një shtëpi mbi rrota, shëtit botën dhe çdo gjë është me ty. Nuk është si kampingu me tendë ku ke një sasi të limituar të gjërave që mund të marrësh me vete”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!