SHQIPËRI- Sezoni turistik nuk është çelur ende zyrtarisht, por Vlora dhe jugu i vendit mbeten destinacioni i preferuar i të huajve. Qytetarë nga Spanja, Holanda , Bullgaria e deri nga Brazili i largët kanë zgjedhur të vizitojnë jugun e vendit tonë. Thonë se Shqipëria është vend i mrekullueshëm, për natyrën dhe klimën që ka.
Opinionet e turistëve:
“Jam nga Holanda. Më duket gjithçka fantastike. Më pas do të shkoj në Greqi”
“Jam nga Barcelona, Spanjë. Është hera ime e parë në Shqipëri. Jam këtu për pushime me miqtë e mi. Është shumë mirë. Do të qëndroj disa ditë. Kam parë Elbasanin, tani jam këtu në Vlorë dhe më pas do të shkoj në Ksamil. Më pëlqen shumë. Është një pamje që sheh bashkë malin me detin. Kur erdha këtu në Llogara mbeta i surprizuar. Thashë me vete uaa çfarë vendi. Patjetër qe do të kthehem me miqtë e mi”
“Jam nga bullgaria. Është hera e pare që vi ketu, është shumë bukur. E mrekullueshme”
“Jam nga Spanja. Jam i dashuruar me Shqipërinë. Ka plazh dhe det edhe ne Barcelonë në Spanjë por këtu është fantastike. Jam duke udhëtuar me makinë me miq të mi. Për të parë sa më shume vende. Kam parë Vlorën, Ksamil edhe Durrësin”
“Jam nga Brazili. Është hera ime e parë këtu. Kam dëgjuar për Shqipërinë nga djali im që jeton në Gjenevë. Ai ma rekomandoi pasi e kishte vizituar. Dhe jam këtu sot. Do të qëndroj pesë ditë. Kam Vizituar Tiranën , tani edhe Vlorën por do të vizitoj edhe qytete të tjera. Ushqimi është i mrekullueshëm po ashtu edhe njerëzit. Ndërsa ky kontrast i malit me detin të lë pa frymë. Thjesht fantastik.
Ndërkohë që Vlora po pret turistët e parë, për operatorët turistikë ky sezon pritet të jetë më premtues, pasi rezervimet kanë qenë më të larta.
“Jam nga Bullgaria. Është hera e parë që vij këtu. Është bukur.
“Jam nga Holanda. Është hera e parë që vij këtu. Është bukur. Do të ikim në Greqi më pas”
“Jam nga Barcelona, Spanjë. Vij për herë të parë në Shqipëri dhe është shumë mirë. Kemi vizituar Elbasanin. Vlorën, do të shkojmë në Ksamil. Vend i këndshëm. Do të kthehem sërish për ta vizituar”,
“Jam nga Barcelona. Realisht e dua këtë vend. Kam ardhur me miqtë e mi. Kemi vizituar Vlorën, Durrësin, do të shkojmë në Ksamil”/abcnewws.al