Turistët nxisin pagesat me kartë/ Banka e Shqipërisë: Në janar-prill, mbi 5.6 milionë pagesa

schedule15:01 - 23 Qershor, 2024

schedule 15:01 - 23 Qershor, 2024

Kërkesat e turistëve për të paguar me kartë kanë shtuar pikat elektronike të shitjes në biznese të ndryshme .Shumë dyqane të vegjël, furra buke  apo restorante që më parë nuk e ofronin këtë mundësi pagese  janë detyruar të ndryshojnë qasje në këtë drejtim. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vrulli i nisur një vit më parë ka vijuar edhe në muajt e parë të vitit 2024.Vetëm gjatë muajit prill nga të dhënat rezulton se janë kryer 1.5 milionë pagesa me kartë ose rreth 200 mijë më shumë se në janar.

Ndërsa nëse bëjmë një vlerësim të pagesave për  periudhën janar-prill në total janë kryer mbi 5.6 milionë të tilla. Kjo pasi turistët që vijnë  për të vizituar Shqipërinë e kanë  praktikë më të zhvilluar pagesën me anë të bankave dhe jo përdorimin e parave Kesh. Pagesat elektronike janë një fenomen me impakt pozitiv në ekonomi pasi ndikon në uljen e informalitetit. Në vlerë trasaksionet e kryera  në katër muajt e parë të këtij viti për blerjen e shërbimeve apo të produkteve të ndryshme  janë 23.5 miliardë lekë. Pagesat me kartë bankare regjistruan vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh  edhe gjatë vitit 2023 të cilat  në terminalet POS  arritën pothuajse në  14.5 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2022.

Po ashtu sipas të dhënave zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e popullsisë adulte zotëron një llogari bankare dhe kjo shifër mund të arrijë deri në masën 85% nëse përfshihen dhe llogaritë e pagesave të ofruara nga institucionet e parasë elektronike.

NUMRI I TRASAKSIONEVE ME KARTE

Prill 2024     1.5 milione

Janar 2024    1.3 milione./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!