Turistet nuk kanë frikë nga koronavirusi, ministria e Kulturës mbyll muzetë dhe parqet arkeologjike deri më 3 prill

18:01 | 11/03/202018:010

Këta janë turistët e fundit të cilët patën mundësi që të vizitonin Muzeun Historik Kombëtar këtë të mërkurë. Megjithe masat e shpallura nga qeveria nuk u zbatuan asnjë, as doreza e as maskat dhe as distanca prej 1 metër. Gjithashtu edhe grupet nuk u ndanë 4 nga katër persona, por u futen të gjithë sëbashku në pavione turistet.

Ky grup turistësh prej 30 personash kanë ardhur nga Austria kanë hyrë në Shqipëri ditën e martë dhe kanë kaluar nga pika Moriqanit. Ata kanë vizituar disa pika turistike në kryeqytet sëfundmi edhe muzeun historic kombëtar.

“Jam nga India, por jetoj në Angli. Kam ardhur të vizitoj muzeun, jam me fat sepse mora vesh qëtë enjten do të mbyllet. Unë nuk kam frikë nga ky virus sepse moshat e reja janë më pak të rrezikuara”, thotë turisti.

Operatori turistik Ervin Lani,  thote se turistët nuk shfaqin frike, megjithate  ai u shpreh se ka pasur një rënie të numrit të turistëve.

Drejtori i muzeut  Dorian Koci shpjegon se udhëzimi i dytë për mbylljen e muzeut u krye në kuadër të masave shtrënguese nga Ministria e Kultures, por administarat do të vazhdoi punën me turne

Shqetësim për to mbetet pas mbylljes se muzeve, galerive dhe parqeve arkeologjike në lidhje me guidën qe ata do të kryejnë me grupet që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.

Përveç siteve arkeologjike, tashmë asnjë institucion kulturor në vend nuk është i hapur, madje edhe Biblioteka Kombëtare është mbyllur për studiuesit deri më 3 prill. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono