Turistët nga Vietnami në Belsh/ Qyteza mes liqeneve vizitohet nga rreth 3 mijë persona në javë

schedule14:05 - 23 Gusht, 2023

schedule 14:05 - 23 Gusht, 2023

Nga Vietnami në Belsh. Këto vajza kanë ndërmarrë udhëtimin e gjatë për të vizituar Shqipërinë dhe qyteza mes liqeneve është ndalesa e tyre e radhës.

Për disa prej tyre kjo është vizita e parë. Natyra me kodrat e liqenet e shumta përreth thonë se është mbreslënëse.

Belshi i afro 80 liqeneve është shëndruar në një destinacon turistik.

Përfaqësues të bashkisë thonë se qytëza mirëpret gjatë një javë afro 3 mijë turistë.

Por cilat janë disa nga pikat turistike që nuk duhen lënë pa u vizituar në Belsh?

Veç bukurive natyrore Belshi preferohet edhe për gatimet e traditës.

Vitin e shkuar qyteti u vizitua nga afro 40 mijë persona, shifër kjo që pritet të kalohet deri në përfundim të këtij viti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!