Turistët me kampera “pushtojnë” bregdetin e Vlorës: Na pëlqen vendi dhe kulinaria

schedule16:31 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:31 - 29 Shtator, 2022

Kanë zgjedhur të udhëtojnë me kamper, si një mundësi për të vizituar sa më shumë vend. Sot këta turistë të huaj janë ndalur në brigjet e Jonit. Shprehen se po shijojnë diellin, detin dhe bukuritë e natyrës.

Eksperiencën e kanë ndarë edhe miqtë.

“Kemi disa javë që udhëtojmë me kamper. Është hera e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë ky vend. jam shumë i sigurt që pas këtij udhëtimi do të kthehem sërish.”

“Më pëlqejnë shumë njerëzit dhe kulinaria këtu.”

“Kam ardhur disa vite më parë këtu për punë. Tani kemi ardhur për pushime.”

“Pushimet në shtator për ne pensionistët është perfekte.”

Ka prej atyre që e shohin Vlorën si një vend për të jetuar.

“Shqipëria është shumë e bukur. Kam ardhur për pushime, por edhe për ta parë Vlorës si një mundësi për t’u transferuar.”

Pas Vlorës turistët thonë se do të vizitojnë edhe qytete të tjera te vendit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!